Shoqata

ZEMRA simbolizon motorin e shoqatës. Idetë e projektit do të analizohen, verifikohen, konceptohen, planifikohen dhe do të vendosen në lëvizje nga ZEMRA.

“BREZ” ose “BREZI” (trajta e shquar) është pjesë e veshjes tradicionale shqiptare, vendoset apo vishet përreth belit dhe këtë e veshin jo vetëm burrat por edhe gratë shqiptare.

Gjithashtu “BREZI” ka njё kuptim shumё tё rёndёsishёm qё do tё thotё: “gjeneratё”.

Shoqata “BREZI Ynë” ka për qëllim të arrijë bashkimin, respektivisht aleancën jo vetëm mes brezave por edhe brenda brezit. Kështu, “BREZI Ynë” ofron hapsirë për shkëmbime ndërkulturore, ku veçoritë e përbashkëta dhe dallimet brenda shoqërisë do të paraqiten me anë të projekteve në fushat vizuele si: art, muzikë dhe literaturë. Për integrimin e shoqërisë, gjë që paraqet një proces dinamik të gjatë dhe të diferencuar në turmë, ne i kemi vendosur vetes qëllimin për të kontribuar në promovimin e kompetencës ndërkulturore në një shoqëri multikulturore.

Aktivitetet tona duhet të shërbejnë për t’i bindur njerëzit që jetojnë në Zvicër se në vendin e tyre ka një gamë të gjërë të njerëzve të talentuar dhe rini të motivuar e që janë me origjinë shqiptare, të cilët nuk janë në gjendje ta prezantojnë punën e tyre artistike jashtë territorit të Shqipërisë për shkak të situatës së tyre financiare. E megjithatë, ne jemi të ndërgjegjshëm për faktin se ne nuk do të mund të mbështesim çdo talent të vetëm. Me shoqatën tonë synojmë që të paktën disa artistëve të rinjë t’ju jepet mundësia që të paraqesin punën e tyre jashtë vendit të tyre dhe sidomos për të vendosur kontakte të ndryshme. Ne jemi të mendimit se secili që bart në vete talent pavarësisht rrethanave të vështira, duhet t’i ofrohet mundësia që ta zhvillojë talentin e tij dhe ta shfaqë atë në një publik më të gjërë.

Fokusi i shoqatës sonë është që të promovojë vullnetarisht punën e të gjithë atyre që mbështesin shoqatën “BREZI Ynë”. Me angazhimin tonë më të madh përmes ekspozitave dhe ngjarjeve të ndryshme, ne përpiqemi të nxisim të gjithë shtresat shoqërore që janë të interesuar në art dhe kulturë. Me ndihmën e këtyre projekteve ne shpresojmë të inkurajojmë shkëmbimet kulturore dhe artistike në mes popullit zviceran dhe atij shqiptar. Prandaj, “BREZI Ynë” shërben si urë lidhëse në mes këtyre dy kulturave të artit.

Një tjetër çështje me rendësi është se “BREZI Ynë” ka qëllime humanitare që do të arrihen me mbështetjen e projekteve humanitare. Prandaj, “BREZI Ynë” kontribuon në rritjen e vlerës së shoqërisë sonë dhe qytetarëve tjerë. Shkëmbimet kulturore dhe mbështetjet humanitare janë të pandashme njëra me tjetrën.