Motivet / Qëllimet

Motivet

Ne, fёmijёt e emigruar nё Zvicёr me origjinё shqiptare, jemi tё bindur me faktin se ne kurrё nuk do tё jemi “zviceran” pёr zviceranёt e as “shqiptarё” pёr popullin shqiptarё qё jetojnё nё trojet tona. Pёr ta pёrmirёsuar kёtё bindje nё tё dy kulturat ёshtё e pamundur. Sjellja jonё ёshtё pёrtej vetёdijes sonё qё ky i fundit ka qenё i ndikuar fuqimisht brenda kulturёs sonё. Prandaj, disa modele tё sjelljes rezultojnё nga rrethi, rrethanat dhe origjina, dhe kёto sjellje ёshtё vёshtirё pёr ti kontrolluar nё jetёn e pёrditshme.

Zakonet tona dhe vlerat nё shtёpi tё cilat janё ndikuar fuqimisht nga atdheu ynё na bёjnё tё ndjehemi tё strehuar nё shoqёrinё me origjinё tё njёjtё dhe e cila nuk mund thjeshtё tё transferohet nё njё tjetёr shoqёri. Nga ana tjetёr, tё qenit “I huaj” e komplikon jetёn tonё tё pёrditshme, dhe nё atё mёnyrё ne fillojmё nё mёnyrё tё vazhdueshme tё merremi me çёshtjen e intergrimit.   

I gjithё ky process apo konflikt i brendshёm ndihmon nё rritjen e vlerёsimit tё tё dy kulturave. Vit pas viti, emigrantёt shqiptarё tё Zvicrёs udhёtojnё nё vendlindjet e tyre nёpёr qytetet dhe fshatrat e Shqipёrisё, Kosovёs, Maqedonisё, Malit tё Zi, Greqisё, Sёrbisё. Fatkeqёsisht, vetёm disa e vёrejnё  potencialin, talentin dhe kompetencёn e rinisё lokale. Megjithatё, kohёt e fundit disa njerёz janё vetёdijёsuar sesa emocione pёrçohen nga puna artistike. Pёrpjekjet tona duhet tё shёrbejnё pёr tё adresuar dy ekstremet e kёtij lloji tё “shpёrthimit”; “luftim” apo “ikje”, “kreativitet” apo “depresion”…  Zgjedhja ёshtё e juaja!

Ne vazhdimisht jemi tё shtypur nga fakti se ka kaq shumё njerёz tё brezit tonё nё atdheun tonё qё janё pa perspektivё dhe qё s’kanё ide pёr tё ardhmen e tyre. Pёr kёtё arsyje, ne shpresojmё tё jemi nё gjendje pёr tё shёrbyer si urё lidhёse nё mes kёtyre dy kulturave me qёllim pёr tё arritur mirёkuptim tё ndёrsjelltё, respekt dhe pёr arritjen e vlerёsimit individual.

Ne, si gjeneratё e “kryqёzimit tё kulturave”, kemi nevojё pёr arsimim, njohje tё identitetit tonё, audiencё, konfrontim dhe mjete pёr tё mbёshtetur krijimin e artit sepse arti krijon njё botё shpenguese qё nuk mund ta ndali askush. 

Qëllimet

“BREZI Ynё” ka pёr qёllim ta ruajё, ta promovojё dhe t’ua mёsojё gjeneratave historinё e popullit shqiptarё si dhe kulturёn dhe traditёn shqiptare. Pёrveç kёsaj, kjo shoqatё ka pёr qёllim ta mbёshtesё bashkёjetesёn kulturore dhe sociale nё mes popullit shqiptar dhe zviceran dhe pёr mё tepёr ka pёr qёllim tё promovojё tolerancёn dhe pёrfshirjen e komuniteteve tё lartёpёrmendura. Pёr kёtё qёllim, “BREZI Ynё” organizon ngjarje, ekspozita dhe projekte tё ndryshme. Kjo shoqatё pёrpiqet t’i paraqesi dhe t’i promovojё artistёt e talentuar. Njё pikё tjetёr e rёndёsishme ёshtё ndjekja e objektivave humanitare, pra, “BREZI Ynё” mbёshtet edhe projekte humanitare. Prandaj, kjo shoqatё kontribuon nё drejtim tё rritjes sё vlerёs tё shoqёrisё tonё si edhe tё njerёzve tё tjerё.

“BREZI Ynё” punon thellёsisht me tё rejat e jetёs sё pёrditshme. Pёr qёllim tё zbulimit tё projekteve tё pёrshtatshme pёr tё organizuar, “BREZI Ynё” kёrkon pёr tё zbuluar problemet, shqetёsimet me tё cilat pёrballen njerёzit nё mjedisin tonё dhe nё veçanti qytetarёt e atdheut tonё. “BREZI Ynё” u ofron antarёve dhe personave tё interesuar njё hapёsirё pёr t’u njohtuar dhe pёr tё shkёmbyer njohuri dhe ide.