Projekte

Fushata Miqësia

Rajone të ndryshme në Ballkan ende janë të vlerësuara si vendet më të varfëra në Evropë. Shkalla e migrimit është jashtëzakonisht e lartë dhe mjerimi i banorëve të mbetur është jashtëzakonisht i madh. Njerëzit me origjinë shqiptare që jetojnë në Zvicër udhëtojnë rregullisht në këto rajone ku shohin atdheun e tyre. Shumë prej tyre dëshirojnë t’iu ndihmojnë njerëzve që kanë nevojë, por nuk e dinë se si. Ky fakt na bën të vetëdijshëm për potencialin e madh që kemi për luftimin e varfërisë në ato territore, kështu që në mënyrë të shpejtë, profesionale dhe të organizuar duhet kërkuar njerëz që kanë nevojë për ndihmë dhe kështu duke formuar edhe miqësi midis dy botërave.

Misioni

Sistemi i ri i BREZIT “nun-sistem” do ta luftojë varfërinë në Ballkan në mënyrë sa më të realizueshme. Antarët e BREZIT të cilët ndihmojnë në mënyrë vullnetare duhet të kenë një linjë kontakti të cilët do të këshillohen për këtë punë vullnetare dhe që të shoqërohen dhe të mbështeten gjatë gjithë procesit. Njerëzve që kanë nevojë për ndihmë, përmes BREZIT Ynë do të pranojnë mbështetje dhe ndihma të drejtpërdrejta. Njerëzit me varfëri të skajshme duhet të marrin ndihma me baza afat gjate. Duhet të ndërtohen ura miqësore.

Koncepti i realizimit

Në kuadër të fushatës “Miqësia”, BREZI Ynë funksionon si linjë kontakti në të cilën ndihma dhe njerëzit që kanë nevojë për ndihmë lehtë munden të vijnë së bashku. Ne si shoqatë dhe si pjesë e kësaj shoqërie duam të kontribuojmë dhe të formojmë një sistem të ri “nun-sistem” i cili nuk punon me transfere parashë nëpërmjet llogarive bankare.

Në bashkëpunim me anatrët tanë të BREZIT, të cilët jetojnë në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe në qytete të tjera të Ballkanit, kemi siguruar që informatat dhe kontaktet të mblidhen, të administrohen dhe të verifikohen në mënyrë të vazhdueshme të njerëzve që kanë nevojë për ndihmë dhe për ndihmat në përgjithësi. Ky informacion do të jetë gjithmonë i trajtuar në mënyrë sa më të ndjeshme dhe do të jetë i shqyrtuar hollësisht nga palët e treta (vetëm antarët e BREZIT të cilët ndihmojnë në mënyrë vullnetare).

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Zvicër të cilët rregullisht kthehen në vendin e tyre dhe që kanë dëshirë të ndihmojnë duhet të jenë antarë të shoqatës “BREZI Ynë” kështu nëpërmjet një formulari do të munden të kyqen në fushatën “Miqësia”, në “nun-sistemin”. Ky informacion do të kontrollohet thellësisht dhe pas shqyrtimit të saj të plotë do të organizohet një takim personal me personat e përfshirë dhe kështu do të arrihet hapi tjetër drejt ndihmës humanitare. Ndihmësit e BREZIT “Miqësia” do të caktohen një deri në tre ndihmës (varësisht preferencave personale dhe rrethanave) – për ndihmën e njerëzve dhe familjeve që kanë nevojë. Ndihmësi është përgjegjës të kalojë të paktën një ditë në vit me personin apo familjen që ka nevojë për ndihmë. Me donacione financiare ose materiale dhe me angazhime sociale nuk është e mundur vetëm përmirësimi i rrethanave për të ndihmuar njerëzit që kanë nevoja por edhe inkurajimin e zhvillimit të “miqësisë” ndërpersonale.

Në këtë lëvizje humanitare fokusi do të jetë i përcaktuar në parimin “t’u ndihmojmë njerëzve, t’i ndihmojnë vetes”/”sigurimin e ndihmës që promovon vetë ndihmë”. Mbështetja financiare përmes transferit bankar do të kryhet nën rrezikun e secilit që e kryen atë. Me një formular të përgatitur, komiteti BREZI do të jetë i informuar para kohe për çdo aktivitet dhe ndihmë të planifikuar. Nëse një aktivitet nuk është etik, i moralshëm dhe ligjërisht i papranueshëm, ai aktivitet do të ndërpritet menjëherë. Përmes formularëve të standardizuar të BREZIT, çdo aktivitet ose ndihma e të gjithë ndihmësve do të raportohet dhe pas çdo përfundimi të aktivitetit, ndihmë-kërkuesit duhet ta miratojnë dhe të nënshkruhen në fund të formularit. Një kopje e formularit do t’i dërgohet komisionit të BREZIT.

Ky bashkëpunim i BREZIT me njerëzit që kanë nevojë për ndihmë dhe me ndihmat në përgjithësi do të mbyllet me kontratë në mënyrë që marrëveshjet e palëve të përfshira të jenë të mbrojtura me ligj.