12.11.2015

LEONARDO – Një film dashurie, dramë dhe nostalgji

Intervistë me drejtorin: Ilir Hasanaj

Filmi: Leonardo

Shpikësi i mahnitur Leonardo përpëlitet në kujtimet e tij, duke u përpjekur ta mbajë gjallë në mendime  dashurinë e tij të humbur. Si rrjedhojë ëndërra e tij e madhe për të fluturuar mbi retë me një makinë fluturuese të vetë-ndërtuar tashmë është venitur. A do të vazhdojë të udhëhiqet nga prania e të kaluarës së tij apo do ta rigjejë rrugën kthimit tek ëndrra e tij të madhe?

Kemi intervistuar drejtorin e “Leonardo”-së Ilir Hasanaj, të cilin e takuam në festivalin “Dokufest“ që u mbajt në Prizren (Kosovë), në gusht të këtij viti.

Ilir Hasanaj, i lindur në Kosovë në vitin 1986. Në moshën shtatë vjeçare u shpërngul  bashkë me familjen e tij në Zvicër ku u rrit në qytetin e Winterthur-it. Pasi e kuptoi se puna e tij në shkencat kompjuterike nuk e përmbush, në vitin 2010 filloi të studiojë Regji në Universitetin e Arteve në Cyrih, ku diplomoi me sukses me filmin e tij me metrazh të shkurtër “Leonardo“.   

1. A ju pëlqen “Dokufest“ këtë vit?

Është hera e dytë që isha në “Dokufest“. Me të vërtetë më pëlqen festivali për shkak të thjeshtësisë dhe kjartësisë që ka. Mua në përgjithësi më pëlqejnë vendet e vogla; pamvarësisht se a është një fshat apo një qytet i vogël siç është Prizreni. Kur jam në “Dokufest“ nuk humbi kohë duke përzgjedhur filma që dua t’i shoh ose festa ku dua të vallëzoj.  

Nuk ka rëndësi se ku gjendem në “Dokufest“  në momentin që ndalem dhe qëndroj në një vend, pas dy minutash dikush do t’më drejtohet: ‘’Ohhh shoku, ç’kemi?’’ Dhe kjo ndodh sepse të gjithë njerëzit nga Zvicra, diaspora apo të tjerët nga Kosova, sidomos nga Prishtina vijnë këtu në Prizren në këtë festival të mrekullueshëm. 

Përndryshe, të pish çaj në “Dokufest“ është e domosdoshme; ashtu si është martini me një fetë limoni për James Bond-in. I tundur apo i përzier, s’ka rëndësi.  

2. Ilir tregona diçka për veten (disa fjalë për veten Tuaj, shkollimin, karrierën etj.)

Unë kam lindur në një fshat të vogël dhe të qetë të quajtur ‘’Strellci i  Ulët’’ në afërsi të Pejës, ku i morra edhe vragat e para duke luajtur me shokë. Jam pak i ngathtë kur dikush më hedh diçka që duhet ta kap. Ju lutem mos tentoni të më hidhni ndonjë fëmijë se me siguri nuk do të arrij kapi. Haha

Filmi i parë që e kam parë ka qenë një video-kasetë e ‘’Django II: Il grande ritorno’’ me Franco Nero, i cili ishte edhe si aktor mysafir në filmin e ri të Tarantinos ‘’Django Unchained’’. Me të vërtetë ia vlen të shihet versioni i vjetër i filmit, pra merreni një kasetofon‘’VCR’’!

Në shkollë kam qenë koxha i larguar nga njerëzit e zakonshëm dhe kështu kam gjetur shoqëri të mrekullueshme me njerëz të çuditshëm. Më pëlqejnë njerëzit me shumë kënde.

Kam jetuar në Zvicër për tri të katërtat e jetës sime, në fillim në qytetin e Winterthurit dhe pastaj në Cyrih. Kam mbaruar shkollimin në shkenca kompjuterike, por ky lloj pune nuk më bëri të lumtur. Ishte shumë punë shumë teknike dhe jo aq kreative.

Para se e pashë filmin e ‘’Matrix’’ për të njëzetën herë - dhe po, ‘’Matrix’’ është i mrekullueshëm! – fillova të xhiroj disa filma të metrazhit të shkurtër, disa veprime karatesh atje, pak gjysmë rrotullimesh këtu.

Pastaj fillova të ndihmoj në disa produksione të vogla filmike si si vullnetarë për të marrë frymë në atmosferën e filmit deri sa fillova në vitin 2010 fillova të studioj në Universitetin e Arteve në Cyrih. Pas 5 vitesh diplomova me filmin më kompleks që kam bërë deri më sot. Është një ndjenjë e mire që të përfundosh diçka.

Tani po i përkushtohem filmit tim të ri dhe jam kurreshtar për atë do të më sjellë jeta.

3. Sa i përket filmit tuaj, si ju lindi ideja për atë?

Kur udhëtoj jam më së shumti kreativ. Më pëlqejnë ndërveprimet. Njerëzit ndërveprojnë. Unë shoh skena në rrugë, në det, në autobus, në pazar dhe kështu filloj t’i mbledh idetë e mia dhe t’i shkruaj, përndryshe kurrë nuk do t’i mbaja në mend. Ideja për ‘’Leonardon’’ më erdhi kur isha në Tajlandë në vitin 2013. Pashë disa fotografi me murgj të cilët ishin shtrirë në dyshemen e një manastiri, mirëpo, për shkak nga pikëvështrimi i kamerës dukej sikur po fluturonin. Titulli i filmit i referohet  Leonardo da Vincit kurse dashuria dhe nostalgjia u bënë më vonë tema tjera të rëndësishme në këtë projekt.

4. Çfarë mesazhi dëshironi të përcillni me Leonardon?

Mesazhi është i thjeshtë dhe personal: Ndiqni ëndërrat tua dhe fluturo! Është një film për të shtypurit; për njerëzit që ëndërrojnë për qiellin dhe retë. Është film që kritikon prodhimin masiv të shoqërisë sonë, inkurajon njerëzit që të jenë më romantik, dhe i nxitë që ta ruajnë kurreshtjen dhe të ndërtojnë më shumë makina fluturuese. Përveç kësaj, duhet të hahen më shumë sanduiçe pa mish! Haha.

5. Pse Leonardo? Pse një figure e jashtëzakonshme me një karakter të jashtëzakonshëm?

Për mua, Leonardo është njëri nga njerëzit më të sinqertë në botë. Ai ka një bindje të qëndrueshme të cilin nuk e ndryshon dhe e ruan me aq shumë ngulm sa ia bllokon rrugët vetes. Më pëlqejnë njerëzit që kanë parime; njerëzit kokëfortë. Ata duket se janë më të sinqertë dhe më të thjeshtë.

Edhe unë do të dëshiroja të fluturoj dikund me makinën fluturuese. Për fat të mirë më ka mbetur makina ende diku në papafingo nga xhirimet.

6. Si e priti filmin publiku i ‘’Dokufest’’-it ?

Mendoj se i ka pëlqyer. Gjatë shfaqjes së filmit kam vërejtur fytyra të interesuara për filmin. Në fund, të gjithë ishin të habitur dhe filluan të qeshnin. Isha i lumtur për faktin se ata ata e shikonin dhe e ndëgjonin historinë time për 20 minuta. Po ashtu, në fund erdhën disa nga shikuesit dhe përgëzuan.

7. A ishte kjo premiera e filmit apo ka qenë e shfaqur më parë?

Jo, në fakt premiera ishte në ‘’Dokufest’’ dhe unë me të vërtetë isha shumë i lumtur për këtë sepse vitin e kaluar e vura si qëllimin timin personal që të arrijë ta shfaqi atë në Dokufest.

Për të gjithë dashamirët e filmit, ëndërrimtarët, romantikët dhe ndërtuesit e makinave fluturuese ka një mundësi të shkëlqyer për ta shikuar filmin drejtpërsëdrejti! Festival i 9 i filmave me metrazh të shkurtër SWIKOS gjithashtu do ta shfaqë filmin e Ilir Hasanajt, ‘’Leonardo’’ më 13 dhe 14 nëntor në Stadtcasino Basel. ‘’Brezi Ynë’’ përzemërsisht ju inkurajon të mos e humbisni filmin.

Nëse s’jeni të sigurt me atë se çfarë duhet të bëni, ju sjellim një thënie të marrë nga filmi ‘’Leonardo’’ me qëllim për të marrë vendime më lehtë: ‘’Dëgjojeni ndjenjën tuaj të mirë, nuk do t’ju lejojë të vdisni nga uria.’’