13.07.2015

Ka ndonjë gjurmë të Shqipërisë në edicionin e vjetër të NZZ?

Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ) është gazeta më e famshme dhe më me influencë në Zvicër. Artikulli i parë daton që nga viti 1780. 235 vjet më vonë, ne e pyetëm veten: A ishte Shqipëria e përmendur në vitet e para të formimit të NZZ-së?  Dhe nëse përgjigjja është po atëherë në farë konteksti u përmen Shqipëria? Kërkimi filloi më një hulumtim të thjeshtë në internet në bazë të të dhënave të NZZ –së me fjalë si “Albanien” ose “Skipetaren” dhe kështu jemi munduar që  kërkimet të jenë sa më të sakta për të gjetur burimin e duhur. Pas disa lajmeve jo të ngjajshme me kërkimet tona ne gjetëm një artikull me fjalët si p.sh.: populli i Albany, i cili datonte që nga 1 nëntori i vitit 1780. Aty shkruhet:  “Ragusa,e 10 Shtatorit. Kapiteni Pacha ka mbledhur një sasi të madhe të anijeve të vogla dhe garuan me 6000 burra nga Shqipëria deri në More. Mainottes i’u dorëzua atij në momentin që e pa atë duke mbërritur por, malësorët me orgjinë spartane të cilët e mbanin ende dashurinë për pavarësi te brezat e tyre e rezistuan me një guxim të pabesueshëm Kapitenin Sacha. Në sulmin e parë ata vranë 800 [...],u plagosën shumë të tjerë [...] dhe janë kapur rreth 100 robër (njerëz të Kapitenit Pacha): për shkak të pozitës së tyre të favorshme humbja s’ishte e rëndësishme. Njëri beson se Kapiteni Pacha tani ka ndryshuar planin dhe dëshiron që t’i bëjë ata të vdesin për bukë; të paktën të gjithë aktivitetet e tij sugjerojnë një embargo të tillë. Ky komb kishte interes për Republikën e Venedikut por pasi shkuan deri në zonën e portit, ata arritën përsëri lirinë.” Sigurisht që ky artikull duhet të hulumtohet mëtej, por megjithatë, ky artikull jep prova se Shqipëria Jonë (duke përfshirë Morenë dhe Ragusën, ku si@ e dimë në këta vende kanë jetuar paraardhësit tanë ilirët) është përmendur në shtyp nga popujt tjerë në vitin 1780. Pyetjet e tjera do të parashtrohen rreth malësorëve. Kush ishin ata malësorë me origjinë spartane? Kush ishte Kapiten Pacha? Çfarë kishte ndodhur? Qëndroni me ne.

Hare Çaushi - 13/07/2015, ZÜRICH